Përfundoi me sukses aksioni i dytë i punës
Shoqata Rinore Reçan realizoi me sukses edhe një aksion të përbashkët pune, në të cilin morën pjesë mbi 50 anëtarë të shoqatës sonë.
Falë pjesëmarrjes së madhe, organizimit të mirë dhe përpjekjeve të përbashkëta, arritëm të përfundonim dukshëm më shumë punë sesa kishim planifikuar fillimisht. Edhe një herë dëshmuam se sa shumë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët dhe secili kontribuon sipas mundësive të veta.
Falënderim të veçantë u shprehim Raimit dhe Hadisit, ëmbëltores Beka, restorantit Din, si dhe të gjithë banorëve që na mbështetën me ushqim, pije, freskime dhe forma të tjera ndihme.
Aksione të tilla dëshmojnë se përmes bashkimit, punës dhe mbështetjes së ndërsjellë mund të sjellim ndryshime konkrete në vendin tonë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit e punës sonë. Kemi ende shumë punë përpara, por besojmë se së bashku mund të bëjmë shumë për Reçanin tonë.