U hap regjistrimi për anëtarët e rinj
Është hapur regjistrimi për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Shoqatës Rinore Reçan dhe të marrin pjesë aktivisht në punën tonë.
Anëtarësimi u dedikohet të rinjve që dëshirojnë të kontribuojnë me propozime, ide dhe pjesëmarrje në zhvillimin e Reçanit dhe në realizimin e aktiviteteve të ardhshme të shoqatës.
Regjistrimi është i mundur përmes formularit online, ndërsa një mundësi e veçantë për anëtarësim dhe mbështetje është në dispozicion edhe për diasporën tonë.
Sa më shumë të jemi të përfshirë, aq më shumë mundësi do të kemi që së bashku të organizojmë aksione, të mbështesim iniciativa të mira dhe të sjellim ndryshime konkrete në vendin tonë.