← Kthehu te lajmet
LAJME

U themelua Shoqata Rinore Reçan

Shoqata Rinore Reçan është themeluar me qëllim që të bashkojë të rinjtë nga Reçani, si dhe pjesëtarët e komunitetit tonë që jetojnë në diasporë.
Përmes punës së përbashkët, iniciativave dhe aksioneve konkrete, synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e vendit tonë, në lidhjen më të mirë të të rinjve dhe në zgjidhjen e problemeve të vogla që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të komunitetit.
Vëmendje të veçantë do t'u kushtojmë aktiviteteve humanitare, shoqërore dhe sportive, bashkëpunimit me institucionet dhe donatorët, si dhe punës transparente të shoqatës.
Ky është fillimi i një historie të përbashkët ku secili mund të japë kontributin e tij përmes ideve, kohës, njohurive apo mbështetjes.