U realizua me sukses aksioni i parë i ODR-së
Shoqata Rinore Reçan realizoi me sukses aksionin e saj të parë të përbashkët. Gjatë aksionit punuam në pastrimin dhe rregullimin e vendit tonë, me angazhimin e përbashkët të anëtarëve dhe të rinjve.
Po atë ditë u realizua edhe një aktivitet humanitar, gjatë të cilit një personi që kishte më së shumti nevojë iu dhuruan rreth dy metra kub dru.
Me këtë kemi bërë hapin e parë konkret drejt qëllimeve për të cilat është themeluar shoqata jonë. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë, ndihmuan dhe mbështetën aksionin. Ky është vetëm fillimi i aktiviteteve që duam t'i realizojmë së bashku për Reçanin dhe rrethin tonë.